U largua nga AAK-ja, por Xhafer Gashi nuk i vë vijë të kuqe për kualicion të mundshëm për Obiliqin

Gashi, në një intervistë për Rahoveci INFO ka thënë se është i bindur që do të udhëheqë me Obiliqin edhe për një mandat dhe se votuesit që i kishte sa ishte pjesë e AAK-së do t’i qëndrojnë besnik.

Por, në rast se do t’i duhet një koalicion me ndonjë subjekt politik, Gashi nuk i vë vija të kuqe as AAK-së.

“Nuk kemi menduar ende në këtë drejtim, por të gjitha sondazhet nga të gjitha subjektet politike dhe organizatat që janë bërë deri tani për Obiliqin, neve na nxjerrin fitues pa balotazh. Një gjë e tillë nuk besoj që do të ndodhë, por mbi të gjitha janë strukturat ato që do të vendosin nëse do të ndodhë një gjë e tillë dhe ne nuk kemi vija të kuqe për askënd”, ka thënë ai./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker