Basha i del në krah qeverisë së Kosovës: E ka të drejtën e reciprocitetit, Serbia ta kuptoj këtë

Ai në një postim në Twitter ka thënë se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket së kaluarës dhe si e tillë ajo nuk mund të kthehet.

“Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiq dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan kreu demokrat.

Ndryshe, pasi Qeveria e Kosovës vendosi masat e reciprociteti për targa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq mblodhi sot Këshillin e Sigurimit, ku ka kërkuar tërheqjen e gjitha trupave nga veriu i Kosovës.

Ai gjithashtu tha se Këshilli, në përputhje me punën e tij, mori parasysh kapacitetet mbrojtëse të Republikës së Serbisë, situatën në Ushtrinë Serbe, Ministrinë e Brendshme. Sipas tij, masat shtesë do të merren parasysh në ditët në vijim, dhe se më pas do të diskutohet për to. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker