Bislimi sqarohet para deputetëve: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së

Duke raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Bislimi tha se i gjithë procesi i vrasjes, varrosjes dhe bartjes në Serbi ka kërkuar një logjistik të madhe, e këtë sipas tij e ka bërë vetëm ushtria dhe policia serbe.

Derisa sqaroi sërish pozicionin rreth hapjes së arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në.

“Pas kërkesës sime që në Beograd të hapen arkivat shtetërore të Serbisë, Petkoviqi ka nxjerr kërkesën që të hapen arkivat e UÇK, duke u bazuar në fusnotën e një veprimtari, por ne kemi deklaruar se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së, por ka arkiva shtetërore, nga ana jonë nuk ka asgjë komprometuese. Në asnjë rast dhe rrethanë nuk është dakorduar për arkivat e UÇK-së, për të cilat nuk ka dëshmi se ekzistojnë”, tha ai./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker