Drama që zhvilloi mbrëmë Serbia me ushtrinë e saj afër kufirit më Kosovën

Në anën tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka ftuar në një seancë urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Lexo edhe:

Situata në veri/ Alarmohet Serbia, mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Protestuesit serb kanë qëndruar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje gjatë gjithë natës, ku kanë vendosur edhe tenda dhe një pankartë ku thuhej “Mirësevini në Asosacionin e Komunave Serbe”, transmeton Rahoveci INFO.

Mediat serbe mbrëmë kanë raportuar edhe për lëvizjet e Policisë së Kosovës, duke thënë se makina të blinduara janë parë duke kaluar nëpër Zubin Potok e Zveçan, të cilat sipas mediave serbe kanë ngjallur frikë tek qytetarët serbë.

Sipas raportimit nga mediat serbe, 8 automjete të blinduara serbe janë nisur për në pikën kufitare në Jarinje mbrëmë rreth orës 23:58, përderisa serbët kanë vazhduar të mbajnë rrugën e bllokuar gjatë gjithë natës duke ndezur edhe zjarr.

SHIKO KËTU VIDEOT

Përkundër tensioneve, nuk është raportuar për ndonjë incident mes protestuesve serb dhe Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Ambasada Amerikane dhe BE-ja kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova që të ulin tensionet sa më shpejtë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker