Mustafa thotë se kohëve të fundit ka stres, fjalimi i tij vazhdon i mbyllur

Në fjalën e tij, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur qëllim që të mos respektojë Gjykatën Speciale, apo avokaten, por se kohëve të fundit është duke u përballur me stres.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime as qëllimi im nuk është të mos ju respektoj juve apo këtë Gjykatë, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë. Kjo nuk është as në bindjen time, as në sjelljen time, por kohëve të fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres më është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm”, ka thënë Mustafa, transmeton Rahoveci INFO.

Pas kësaj, seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun.

Sqarimi i Salih Mustafës vjen pasi që dje ka lëshuar sallën e gjyqit për çka mbrojtja e tij ka deklaruar se i njëjti nuk dëshiron të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë gjykimit të tij.

Por, trupi gjykues e ka kërkuar prezencën e tij sot në sallë dhe menjëherë pas fillimit të seancës i është ofruar fjala për të sqaruar atë që kishte për të thënë Mustafa.

Kujtojmë se aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, nën pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, ku edhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker