Nxehet Vuçiq, e quan “kriminal” operacionin e policisë në veri: S’pranojmë zgjidhje të njëanshme

Vuçiq ka thënë se sipas tij, Serbia do të insistojë në arritjen e paqes e sigurisë, shkruan Rahoveci INFO.

Ai veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.

“Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Serbia është gjithëherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker