Rritet numri i protestuesve serbë në Jarinjë

Kështu kanë raportuar mediat serbe gjatë ditës së sotme, përderisa kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës është ende duke vëzhguar situatën nga afër, transmeton Rahoveci INFO.

Protestuesit serb po kërkojnë tërheqjen e vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë për targa, duke kërkuar edhe themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilin kanë shpalosur edhe një pankartë në vendin ku janë duke protestuar në veri të Mitrovicës.

“Numri i qytetarëve në afërsi të pikës kufitare në Jarinje është dukshëm më i madh se dje”, raportojnë mediat serbe.

Protestuesit që kanë arritur në Jarinje sot në mëngjes, kanë sjellur gjëra ushqimore dhe veshmbathje për protestuesit që kanë qëndruar në këtë vend gjatë gjithë natës.

LEXO EDHE:

Drama që zhvilloi mbrëmë Serbia me ushtrinë e saj afër kufirit më Kosovën

Kujtojmë se gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe provokime nga ana e protestuesve të cilët kanë brohoritur para policisë “Kosova është Serbi”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker