Tahiri: Qeveria Kurti jo vetëm qe zbatoi Marrëveshjen e Brukselit, por edhe njohu vlerën e tyre qe dikur e kundërshtonte

Tahiri mbështetë vendimin për reciprocitet të targave me Serbinë. Ajo ka ka sjell në vëmendje se kjo marrëveshje që u aplikua së fundmi, dikur kundërshtohej nga opunentet e qeverisë së tanishme.

“Qeveria Kurti jo vetëm qe zbatoi Marrëveshjen e Brukselit për te cilën e uroj dhe mbështes, por edhe njohu vlerën e tyre qe dikur e kundërshtonte!”, ka shkruar Tahiri.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. /Rahoveci INFO/

Sociologia e njohur serbe: Kosova është e pavarur, s’di pse po bëhet problem për targat

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker