Deputeti i PDK-së: Arben Vitia është fajtori kryesor për shpërthimin katastrofal të variantit DELTA

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen që është thirrur nga ministri Vitia për raportim ne Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, transmeton Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se Arben Vitin si ministër është jo kredibil për të folur për shëndetësi.

“Z.Vitia duke qenë ministër i Shëndetësisë së Kosovës 6 muaj nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi duke injoruar kështu jo vetëm Komisionin Parlamentar por edhe përballjen me situatën pandemike” ka shkruar ai.

Me tutje Haxhiu, ministrin Vitia e ka kritikuar edhe rreth mos menaxhimit të suksesshëm  të pandemisë së COVID-19.

Pastaj ka përmendur edhe profesionistet shëndetësorë kur Qeveria Kurti i ndau vetëm 60 euro shtesë që u refuzua nga ta sepse ishte fyese.

Postimi i Haxhiut:

Të nderuar miq!
Arben Vitia nuk është person kredibil për të diskutuar më për situatën me pandeminë dhe problemet në shëndetësi.
Andaj, sot nuk do marr pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ku ai është ftuar të raportojë.
Z.Vitia duke qenë ministër i Shëndetësisë së Kosovës 6 muaj nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi duke injoruar kështu jo vetëm Komisionin Parlamentar por edhe përballjen me situatën pandemike.
Ai i ka injoruar edhe kërkesat e profesionistëve shëndetësorë dhe të pacientëve të cilët vuanin në mungesë të kujdesit të duhur dhe mungesës së barnave.
Duke qenë se shumë pacientë që kishin nevojë për mbeshtetjen e MSH nuk janë më në këtë botë unë konsideroj se Arben Vitia nuk mund të jetë person kredibil për të diskutuar lidhur me situatën me pandeminë dhe shëndetësinë.
Arben Vitia si ministër i Shëndetësisë është përgjegjësi dhe fajtori kryesor institucional për shpërthimin katastrofal të pandemisë COVID 19, varianti DELTA, nga i cili për një muaj e gjysmë vdiqen 644 qytetarë te Kosovës. Deri me sot ky numër i vdekjeve rezulton të jetë edhe më i lartë, pasi sipas informacioneve të publikuara në media, ka pas manipulime në raportimin e shifrave , për të minimizuar pasojat e keqmenaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19.
Z. Vitia i la të vetëm dhe pa mbështetje profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës, ua ndaloj shtesat që merrin nga fillimi i pandemisë dhe vetëm pas përkeqësimit enorm të situatës me pandeminë COVID-19 atëherë ua ndau 60 euro shtesë që u refuzua nga profesionistët shëndetësorë shëndetësorë sepse ishte fyese për ta.
Z. Vitia la pa mbështetje pacientët të cilët u detyruan t’i blejnë vetë barnat e shtrenjta për trajtim të COVID-19.
Për shkak të keqmenaxhinit të pandemisë COVID-19 sistemi shëndetësor publik në Kosovë ka nderprerë ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit për pacientët me probleme të tjera shëndetësore përveç rasteve urgjene.
Z. Vitia ka dështuar në planin e vaksinimit dhe për pasojë kanë humbur jetën shumë qytetarë.
Z.Vitia ka pranuar donacion të vaksinave në kundërshtim me Ligjin për Paisje dhe Produkte Medicinale të cilat kishin kohë të shkurtër të përdorimit e të cilat Norvegjia i kishte larguar nga perdorimi.
Z.Vitia ka dështuar në administrim të vaksinave të pranuara donacion nga Norvegjia dhe për pasojë u ka skaduar afati 133 mijë dozave të vaksinave, të cilat duhet të asgjësohen bashkë me 1000 testet që z. Vitia i kishte pranuar donacion nga Serbia.
Dy donacionet e pranuara nga z.Vitia duhet të asgjësohen me para të taksapaguesve të Kosovës.
Z.Vitia është përgjegjësi kryesor për katastrofën shëndetësorë të krijuar nga pandemia COVID-19, për hapjen dhe lirim të masave pa kritere duke injoruar rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.
Për shkak të neglizhencës dhe veprimeve të gabuar të Arben Vitisë në menaxhim të pandemisë nga 98 raste aktive në Kosovë që ishin me 17.07.2021, situata ka eskaluar në 27 404 raste aktive me 01.09.2021.
Pasojat e këtij keqmenaxhimi i kanë vuajtur qytetarët e Kosovës.
Duke parë tërë këtë dështim të Arben Vitisë në menaxhim të pandemisë dhe udhëheqje të MSH konsideroj se ai më nuk është person kredibili për të diskutuar për këto tema andaj nuk do marr pjesë në mbledhje të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi./Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker