Qalaj: Gabimi më i madh do të ishte nëse qeveria tërhiqet nga masa reciproke

Qalaj tha në Rubikon se përkrah këtë vendim, pasi që sipas tij, nëpërmjet kësaj po vendoset sovraniteti në Kosovë, dhe se këtu nuk ka vend për opozitarizëm, por se duhet përkrahur nga të gjithë.

Megjithatë, ish drejtori i policisë sugjeroi se qytetarët duhej të informoheshin gradualisht për masat që do merreshin, në mënyrë që ata të bëheshin gati.

Ai bëri thirrje që vendimi i qeverisë të zbatohet deri në fund, por shtoi se do të jetë një gabim i madh nëse qeveria tërhiqet nga vendimi, pa arritur një marrëveshje të dyanshme.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker