Rama me synime tejet të mëdha: Do ta bëjmë Prishtinën qytetin më unik në botë

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas një takimi me banorët e lagjes së Muhaxherëve në kryeqytetit.

Ai, ka bërë të ditur se sipas tij ku duhet në investohet në këtë lagje.

Postimi i plotë:

Së bashku me ekipin tim vizituam banorët e lagjes së Muhaxherëve, me të cilët diskutuam për problemet dhe sfidat që kanë çdo ditë.

Kjo lagje ka problem me ndriçimin publik, ka nevojë për investime në ambientet e Ndërmarrjes Banesore, stadiumi i “KF Besëlidhja” duhet të riparohet, QMF duhet të punojë me kapacitete të plota.

Duhet të krijohen zona të gjelbra që lidhin pjesët e kësaj zone si dhe rrugët e dëmtuara do të riparohen dhe siguria e qytetarëve do të rritet.

Në këtë lagje me rëndësi të madhe është “Monumenti i Muhaxhirëve” dhe ne duhet të investojmë në gjërat që na lidhin me kulturën tonë.

Të gjitha këto ide dhe plane janë të llogaritura në aspektin financiar dhe mund të zbatohen shumë shpejt sepse të gjitha janë në planin e zhvillimit.

Në bashkëpunim me qytetarët do ta bëjmë Prishtinën qytetin më unik në botë!

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker