Abdixhiku “i mahnitur” me idenë e Ramës për liqenin: Është vizion i një urbanisti

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se talljet për ide të mëdha mund të ndodhin, por programi duhet të lexohet mirë.

Ai e arsyetoi idenë e Ramës duke thënë se kjo ide është vizioni i një urbanisti.

“Është një prej ideve që ka qarkulluar më herët, por është ide që në qoftë se në të ardhmen si vizion, ky është vizioni i një urbanistiti. Prishtinës i mungon lumi e uji, kish me qenë atraktive, por unë besoj që duhet të dalim përtej bindjeve që i kemi tani, qytetet e mëdha këtë e bëjnë, transformojnë, rrënojnë diçka që ka qëndru një kohë të gjatë dhe e ndryshojnë. Prandaj, duhet të guxojmë të mendojmë pak më tepër se kaq”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se ka ardhë koha për transforim radikal në Prishtinë, dhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama mund ta bëj një gjë të tillë.

“Natyrisht tallja e ideve të mëdhaja mund të ndodh, por unë besoj që duhet të lexohet programi me kujdes, është program specifik i përgatitur mirë, i qartë edhe për atë temë dhe për temat e tjera, për dallim prej tjerëve që i refuzojnë qytetarët tanë.  Paraqitja e ideve nuk është vec privilegj por është detyrim. Unë besoj që është koha për një transforim radikal dhe Përparimi e bën një gjë të tillë”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker