Aktivistët e Vetëvendosjes protestojnë kundër Bedri Hamzës në Mitrovicë

Aktivistët e Vetëvendosjes mbanin në duar parulla: “Agimi i Albinit, Bedriu i Hashimit”.

Ndryshe, mbrëmë Bedri Hamza i PDK-së ka deklaruar se pët veprimet e Hashim Thaçit në veri të Kosovës, ishte njeriu i parë që informohej prej tij.

Komunikata e Vetëvendosjes:

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot përmes një aktivitetit i treguan njëherë e mirë kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza, se ne jemi të unifikuar.

As tentimi i dështuar i Bedriut të PDK-së, duke thënë se ka aktivistë të Vetëvendosjes që po e përkrahin, nuk i ndihmon nga humbja e thellë dhe pa balotazh. Para se gjithash, ata që e ndjejnë Vetëvendosjen e dinë mirë se Bedriu është dorë e Hashimit. Kurse, Agimi është i Albinit, sepse ashtu ka vendosur Lëvizja.

Ne jemi bashkë për Agimin! Ne do të qeverisim së bashku me Agimin e Albinin, që të kthejmë dinjitetin e Mitrovicës. Asnjëherë në një krah me Bedriun, që ishte ministër në qeveritë, të cilat injoruan qytetin tonë, madje ishte edhe deputet që votoi rrëzimin e Qeverisë Kurti I.

Aktivistët janë shpirti i Lëvizjes Vetëvendosje!, ata e thanë fjalën e tyre sot, ashtu siç e kanë thënë gjithmonë dhe do ta thonë fuqishëm edhe me 17 tetor.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker