Rakiq pretendon se situata është e tensionuar në veri: Asosacioni e zgjidh këtë çështje

Rakiq kërkoi formimin e Asosacionit të Komunave Serbe pasi kjo është zgjidhje për probleme të tilla.

Ai ftoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që të gjejë një zgjidhje për masën e reciprocitetit me targat.

“Situata sot është me e tensionuar sesa ditëve të kaluara. Kemi një situatë ku në Bërnjak janë rrahur tre serbë nga njësitë speciale të ROSU-së. Nuk kam më shumë informacion, por së shpejti do të jem atje në vendin e ngjarjes dhe do ta njoftoj opinionin… Ftoj të gjithë në përmbajtje dhe paqe dhe unë garantoj se serbët do të jenë të përmbajtur dhe nuk do ta provokojnë askënd, mirëpo njëjtë bëj thirrje njësive të ROSU-së që të mos provokojnë dhe nxisin incidente, e sidomos të mos rrahin njerëz pa arsye… Ftoj edhe njëherë bashkësinë ndërkombëtare që sa më parë të gjejë zgjidhje nga kjo situatë e pazgjidhur…. Kemi një situatë ku më shumë se 3 mijë ditë që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni i Komunave Serbe akoma nuk është formuar, ndërsa në fakt ky asociacion është esenca e këtij problemi sepse me këtë asociacion do t’i zgjidhnim të gjitha problemet”, deklaroi Rakiq.

Megjithatë, pretendimet e Rakiq se janë rrahur tre persona i ka hedhur poshtë Polica e Kosovës duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe për këtë kanë ofruar fakte. Për Policinë e Kosovës, plasimi i një informacioni të tillë ka për qëllim të paraqesë “një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”.

KosovaPress po qëndron edhe sot në kufirin në Jarinjë dhe, ashtu edhe sikurse ditët e kaluara, situata ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident. Tashmë vihet re edhe një numër më i vogël i protestuesve, disa prej të cilëve po qëndrojnë edhe në tenda.

Ndërsa policia që është vendosur nëpër punkte të ndryshme përgjatë zonës së kufirit, po mban situatën nën kontroll.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker