Vuçiq pas tensioneve në veri: Pres takim urgjent të ekipit për Asociacionin

Vuçiq para mediave ka thënë se do të ketë mbledhje urgjente për situatën atje, dhe se sipas tij nuk guxon të ketë “sulme” si në 2004, shkruan Rahoveci INFO.

“Nëse ka një sulm fizik si në 2004, ai nuk do të ndodhë. Pres një takim urgjent të ekipit menaxhues për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka  thënë ai.

“ Si është e mundur që vetëvendosja është thelbi i lirisë për të gjithë përveç serbëve? A është kjo pyetja ime për të gjithë? Si ka mundësi që serbët nuk kanë të njëjtën të drejtë?. Ne e dimë që jemi të vegjël, se forca të mëdha janë kundër nesh. Ne e dimë pozicionin tonë, thjesht mos na e shpjegoni me parime”, thotë ai.

Ndryshe, veriu i Kosovës po vazhdon të jetë i bllokuar derisa më herët është raportuar për tensione në Bërnjak. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker