Kryekuvendari Konjufca takoi Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi

Kryekuvendari Konjufca dhe zyrtari i lartë i BE-së diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi se perspektiva e integrimit evropian mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës dhe shtoi se Prishtina zyrtare ka bërë hapa konkret në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në këtë rrugë.

Gjithashtu kryekuvendari Konjufca shprehu shqetësimin që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen.

“BE-ja duhet të tejkalojë dallimet brenda vetes dhe të marrë vendimin e duhur, duke hequr sa më parë vizat për qytetarët tanë“, theksoi kryekuvendari Konjufca.​/Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker