Ministrja Gërvalla takon homologen e saj suedeze Ann Linde, flasin edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë

Sipas një komunikatë të lëshuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, gjatë këtij takimi homologet patën rastin të flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

“Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë. Ministrja Gërvalla e informoi ministren Linde se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, dhe tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë”, thuhet në komunikatën e MPJDK-së. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker