Salihu për aktivistët e VV-së: E mbrojnë Rakiqin si mik i Vuçiqit, protestojnë Hamzës si mik i Thaçit

Ai në një postim në Facebook ka thënë se aktivistët e kësaj partie po e mbrojnë Goran Rakiqin si mik të Vuçiqit, teksa po protestojnë kundër Hamzës si mik i Thaçit.

“E mbrojnë Goran Rakiqin si mik i Vuçiqit, i protestojnë Bedri Hamzës si mik i Thaçit. Rrëshqitja frojdiane brina s’ka. Kështu shfaqet. Khuuu, sa poshtë keni ra”, ka shkruar Salihu.

Ndryshe, sot në Mitrovicë aktivistë të VV-së protestuan kundër Bedri Hamzës duke e quajtur atë njeri të Hashim Thaçit. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!