Albin Kurti demanton vetveten – sot asnjëri nga krerët e shtetit nuk ishte në Kosovë (VIDEO)

Këtë deklaratë, Kurti e bëri pikërisht ditën kur kishte urdhëruar njësitet Speciale të Policisë së Kosovës që të shkonin në komunat veriore për të nisur reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

Por, sot kur kjo pjesë e Republikës së Kosovës u kërcënua nga ushtria serbe, në fakt asnjëri nga krerët e institucioneve nuk ishte në Kosovë.

Kryeministri Kurti gjatë ditës ishte në Shkup, ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ndodhet në Hungari e presidentja me ministren Schwartz janë në SHBA.

Dëgjoni më poshtë deklaratën e Albin Kurtit në Kuvend, kur tha se nuk do të udhëtojnë të gjithë krerët në të njëjtën kohë jashtë shtetit.

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker