Kina dhe Gjermania, protagoniste të rimëkëmbjes globale

“Bashkëpunimi pragmatik” midis Kinës dhe Gjermanisë është thelbësor dhe do të japë një kontribut më të madh në rimëkëmbjen ekonomike globale në kontekstin e pandemisë Covid-19. Politikanë dhe biznesmenë kinezë e gjermanë janë pajtuar në këtë drejtim në prag të zgjedhjeve federale gjermane, të planifikuara për 26 shtator. “Të dy komunitetet e biznesit, si kinez dhe gjerman, duan të mbajnë bashkëpunim pragmatik”, -tha për “Xinhua” Wang Weidong, kreu i departamentit ekonomik dhe tregtar të Ambasadës Kineze në Gjermani, duke shtuar se bota po përballet me sfida të mëdha, si pandemia Covid-19, ndryshimi i klimës, transformimi digjital dhe ndryshimet gjeopolitike.

Sipas Wang, vetëm përmes bashkëpunimit pragmatik dhe duke kapërcyer dallimet ideologjike dhe manipulimet politike, kompanitë mund të fitojnë më shumë mundësi për bashkëpunim.

“Zhvillimi i Kinës, në fakt, ka sjellë më shumë mundësi sesa rreziqe për kompanitë gjermane, të cilat tashmë kanë korrur përfitime të mëdha nga zhvillimi i vendit lindor, i cili nga ana tjetër ka ndikuar në rritjen e tyre. Kompanitë gjermane me të vërtetë po kërkojnë bashkëpunim pragmatikë”, -theksoi Wang. (Irma)

The post Kina dhe Gjermania, protagoniste të rimëkëmbjes globale appeared first on Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker