Krasniqi e kalon ditën në Prizren: Qytetarët janë bashkuar pa dallime për kryetarin e ri Shaqir Totaj

Vizitën e tij në Prizren, lideri i PDK-së e ka nisur duke vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë qytet, ndërsa gjatë ditës ka takuar qytetarë nëpër disa lagje ku bashkë me kandidatin Shaqir Totajn kanë shpalosur vizionin e ri për qytetin e Prizrenit.

Ndërsa në mbrëmje, kreu i PDK-së ka qëndruar në lagjen Kurillë ku së bashku me qytetarë të Prizrenit ka pirë caj tradicional nëpër çajtore, një traditë kjo që e kishin ndjekur edhe presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari Kadri Veseli.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi është shprehur se ka kaluar një ditë fantastike në Prizrenin e dashur, qytetin e identitetit, kulturës, traditës e mikpritjes.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Një ditë e ngjeshur e fantastike sot në Prizrenin e dashur, qytetin tonë të identitetit, kulturës, traditës e mikpritjes.

Fillimisht, ndalova në Degën e Bashkësisë Islame në Prizren, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj punës së tyre shumëdimensionale, jo vetëm në ngritjen shpirtërore por edhe në mirëqenien e komunitetit, si dhe në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit që i jep vlerë kryeqytetit tonë historik.

Gjatë ditës, i shoqëruar nga kandidati ynë Shaqir Totaj, ndamë për së afërmi e së bashku me qytetarë të Kurillës, shpresën që po vjen e perspektivën që po i rikthehet Prizrenit pas 17 tetorit, kur Shaqa do marrë besimin e tyre për të qeverisur.

Natyrisht e si çdo herë, nën shoqërinë e qytetarëve mikpritës e dashamirë, përmbylla vizitën në Prizren në çajtoret e famshme të Kurillës.

Prizreni ka humbur shumë kohë, prandaj ne s’kemi kohë për të humbur. Me 17 tetor, fitojmë. Me 18 tetor nisim punën. Së bashku për Prizrenin e identitetit tonë. Prizrenin e zhvillimit e perspektivës për të cilin kanë nevojë qytetarët e tij. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!