Situata në veri: Bërnabiq i drejtohet sonte OKB-së

Këtë, ajo e ka bërë të ditur për mediat në Nju Jork, transmeton Rahoveci INFO.

Tutje, Bërnabiq ka thënë se Kosova duhet ta implementojë plotësisht marrëveshjen e Brukselit dhe se sipas saj në këtë mes nuk ka zgjidhje tjetër.

Sipas saj, formimi i Asociacionit është vendim i detyrueshëm.

“Isha plotësisht e qartë se ky është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk ka kuptim të flasim për ndonjë gjë tjetër përveç zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit, domethënë formimit të Asociacionit, dhe se ne nuk mund të veprojmë sikurse ajo marrëveshje nuk ekziston”, tha ajo.

Situata në veri ndërkaq vazhdon të jetë e tensionuar teksa fatmirësisht deri tash nuk është raportuar për incidente. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker