Zana Avdiu kritikon Arben Vitinë: Po i injoron qytetarët, po sillet si arrogant

Avdiu filloi duke i komentuar kandidatët për kryetar të Prishtinës. Për Haradinajn e AAK-së dhe Ramën e LDK-së tha se po premtojnë gjëra që nuk mund të realizohen.

“Përparimi dhe Dauti i LDK-së flasin për gjëra që nuk mund të realizohen. Pra, nuk jemi duke parë një fushatë serioze”, ka thënë Avdiu në T7.

Tutje, ajo tha se Vitia po e injoron qytetarin dhe po sillet si arrognat.

“Ndërsa Arben Vitia është duke e injoruar komplet qytetarin. Është duke u sjellur shumë arrogant”, ka thënë Avdiu.

Gjithashtu ajo tha se si ministër i Shëndetësisë, Vitia kadështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Ne mundemi ta komentojmë vetëm punën e tij si ministër, që le shumë me dëshiru. Nuk ka pasur shumë sukses dhe ka dështuar në shumicën e gjërave”, shtoi Avdiu.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker