​Bekim Jashari premton punësimin e 1 mijë të rinjve në zonën Industriale në Marinë

Kështu u tha sot në prezantimin e punës katërvjeçare të kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari, ku janë prezantuar edhe planet për rini, kulturë dhe sport.

Para shumë të rinjve, artistëve dhe sportistëve u tha se angazhimi i kryetarit Bekim Jashari në udhëheqjen e Skenderajt për të rinjtë e kësaj komune ka qenë i madhe dhe se një angazhim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari në adresimin e tij ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen e fuqishme që po i japin në garën e tij për të fituar edhe një mandat të ri në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Dua t’ju garantoj që ky angazhim për të krijuar perspektivë për ju, në vendin tonë do të vazhdojë edhe më fuqishëm me mandatin tonë të dytë, duke krijuar vende të reja të punës, infrastrukturë moderne sportive, duke u nisur nga poligonet sportive në fshatra, e deri te projekti gjigant për sportin tonë – ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s”, ka thënë Jashari.

Jashari ka bërë të ditur se stadiumi i ri i qytetit do të ketë një kapacitet prej 4.500 vendesh, dhe krahas tij do ndërtohet edhe pishina gjysmolimpike, salla sportive në çdo shkollë dhe poligone sportive në secilin fshat, teksa ai gjatë mandatit të tij do të punojë edhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Gjatë mandatit tim të ardhshëm do të kujdesem për të krijuar vende të eja pune për ju përmes investimeve vendore dhe ndërkombëtare në parkun e biznesit në Marinë ku do të hapen mbi një mijë vende të reja pune… Duke qenë të bashkuar, me vendosmëri dhe vullnet për t’i shërbyer vendit, do të arrijmë të jetësojmë amanetin e brezave të tërë të rënë për liri dhe pavarësi. Andaj bëj thirrje që të angazhohemi maksimalisht në prezantimin e drejt të punës sonë katërvjeçare dhe programit tonë dhe të mobilizohemi që më 17 tetor të festojmë fitoren bindëse për komunën tonë. Na e priftë e mbara e dalshim faqebardhë”, ka thënë Jashari.

Përmes videove është prezantuar puna e kryetarit aktual të Skenderajt Bekim Jashari në fushën e rinisë, kulturës dhe sportit gjatë mandatit të tij të parë qeverisës, si dhe projektet e tij që pritet të realizohen në mandatin e dytë katërvjeçar.

Në parkun industrial në Marinë do të hapen një mijë vende të reja të punës për të rinjtë, do të bëhet ndërtimi i objektit të bibliotekës dhe qendrës rinore, ndërtimi i qendrave të kulturës në çdo bashkësi lokale, çdo shkollë do të pajiset me fusha sportive, do të krijohet fond i veçantë për mbështetjen e sportit, kulturës, si dhe ndërtimi i muzeut të qytetit, kullave të heronjve dhe objektit të muzeut të akademisë ushtarake në Açarevë.

Lista e Pavarur Bekim Jashari, IDEAL për Skenderajn, ka numër rendor 113.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker