Borrell porosi Kurtit e Vuçiqit: Jeni përgjegjës për çdo rrezikim të sigurisë

E në komunikatën e lëshuar nga Borrell i është dërguar një mesazh direkt edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, shkruan Rahoveci INFO.

Borrell në thirrjen e tij ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik sigurie dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti këtë javë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BE.

Kujtojmë se në veri është dita e shtatë e bllokadës ku aktualisht janë forca të shumta të policisë dhe protestuesit serbë që kanë bllokuar rrugën.

Gjatë këtyre ditëve, Serbia ka bërë disa herë veprime provokative duke dërguar fluturake afër kufirit me Kosovën. /Rahoveci INFO/

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker