De-eskalimi i situatës në veri/ Kurti në mesnatën flet për telefonatat me Borrellin e Stoltenbergun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga bisedat e sotme telefonike me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrellin dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi zhvillimet në veri, pas vendosjes së masave të reciprocitetit për targat e automjeteve.

Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës.

“Pata një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrellin dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Aty diskutuam për sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë si dhe nevojën për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Dialogu është rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje”, shkruan Kurti.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker