Gjermania del me thirrje të re: Të ndalen provokimet, të ndodhë sa më shpejt një takim

Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Sussane Schutz, ka kërkuar që të “ndalen të gjitha provokimet në kufirin Kosovë Serbi”, shkruan Rahoveci INFO.

Ajo në një postim në Twitter u ka bërë thirrje të dy palëve për de-pershkallëzim të situatës dhe për një takim sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë për BE-në, Lajçakun dhe Borrellin”, ka shkruar ajo. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker