Hoti kërkon që veprimet në veri të koordinohen me ndërkombëtarët

Hoti, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur se gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë të matura dhe të menduara deri në fund, e të koordinuara me partnerët ndërkombëtarë, transmeton Rahoveci INFO.

“Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme”, thuhet në postimin e Hotit.

Gjithashtu, ish-kryeministri ka shtuar  se sovraniteti i shtetit është bashkëpunim me shtetet euro-atlantike, pasi sipas tij këto shtete qëndrojnë në krah.

“Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne”, tha ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.

Kosova është sovrane në vendimet e saj.

Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker