Masakra serbe ndaj familjes Deliu, Osmani: Ekzekutorët duhet të dalin para drejtësisë

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se masakra ndaj familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe, së cilës ende nuk i ka dhënë përgjigje drejtësia, transmeton Rahoveci INFO.

“Planifikuesit dhe ekzekutorët duhet të dalin para drejtësisë si një parakusht që aktet e tilla barbare të mos përsëriten në asnjë cep të botës. Përpjekja jonë nuk do të ndalojë asnjëherë që ata të cilët e kryen këtë akt mizor, të dalin para drejtësisë. Këtë ua kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre”, ka thënë Osmani.

Më 25 shtator 1998, familja Deliu ishte strehuar në mal, duke kërkuar shpëtimin nga barbaria e forcave gjenocidale të regjimit të Serbisë. Një ditë më pas, më 26 shtator 1998, 23 anëtarë të familjes Deliu nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeç u masakruan po në këtë vend.

Postimi i plotë:

Më 25 shtator 1998, familja Deliu ishte strehuar në mal, duke kërkuar shpëtimin nga barbaria e forcave gjenocidale të regjimit të Serbisë.

Një ditë më pas, më 26 shtator 1998, 23 anëtarë të familjes Deliu nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeç u masakruan po në këtë vend.

Sot i kujtojmë me dhimbje të gjithë ata fëmijë, pleq, gra e të rinj, të cilët u qëlluan nga afër vetëm pse ishin shqiptarë.

Sot i kujtojmë edhe dëshmorët: Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë dhe janë dëshmi e sakrificës për liri.

Masakra ndaj familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe, së cilës ende nuk i ka dhënë përgjigje drejtësia.

Planifikuesit dhe ekzekutorët duhet të dalin para drejtësisë si një parakusht që aktet e tilla barbare të mos përsëriten në asnjë cep të botës.

Paqja ka kuptim vetëm atëherë kur duke kujtuar të kaluarën, adresojmë përgjegjësinë për njerëzit tanë që u vranë. Përpjekja jonë nuk do të ndalojë asnjëherë që ata të cilët e kryen këtë akt mizor, të dalin para drejtësisë. Këtë ua kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë! /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker