“Je mashtrues dhe manipulues”, debat i ashpër mes kandidatëve për kryetar të Suharekës

Përderisa kryetari Muharremaj po fliste pse nuk janë shtruar rrugët në fshatin Mushtisht të Suharekës dhe në fshatra tjera, ai ka thënë se LDK-ja qëllimisht është ankuar që ky projekt të ndërpritet.

Pas kësaj deklarate, Shala nga LDK ka reaguar duke e quajtur Muharremajn “mashtrues”.

“Pse manipulon, a po të them se je mashtrues, mashtrues dhe manipulues je”, ka thënë Shala në T7.

Por Bali Muharremaj është tërhequr duke thënë se “me këtë kulturë s’mundet të diskutojë”.

Madje gjatë emisionit kandidati i AAK-së, ka thënë se i vjen keq me kë ka dal në debat.

“Po me vjen keq me kanë kam dal në debat. Një njeri që garon për kryetar komune e s’ju beson institucioneve të Republikës së Kosovës s di pse garon”, ka thënë Muharremaj.

Kurse Shala ka thënë se gjuha e Muharremajt është fyerje për qytetarët e Suharekës.

“Kjo gjë është ofenduese. Por me këtë gjuhë po ofendon qytetarët e Suharekës jo mua. Nuk është mirë kjo kulturë”, ka thënë Shala.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker