​Osmani takon drejtuesit e institucioneve të sigurisë lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë

Me të gjitha palët, presidentja Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker