Alban Krasniqi thotë se Fatmir Limaj njihej si frikacak gjatë luftës

Krasniqi në T7 ka thënë se Limaj nuk doli që të përballej si kandidat për kryetar me kandidatët e tjerë, derisa akuza pati edhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës.

“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai.

“Pse z.Limaj nuk doli përballë nesh dhe të sfidohet si kryetar komune apo ndoshta ky posti si kryetar komune i duket si diçka e parëndësishme apo sikurse me z.Begaj që e ka keqpërdorë tash tenton që ta djegë z.Kastrati sepse e di që zgjedhjet janë të humbura”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Shpërndaje në:

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker