Bekim Jashari: Reciprocitet duhet të ketë edhe ekonomik e politik, jo veç për targat

Jashari në T7 tha se vendimi për reciprocitetin për targat duhet të qëndrojë dhe s’duhet të ketë kthim mbrapa.

“Reciprociteti besoj që është e drejt elementare e një shteti sovran, e aq më shumë kur kem të bëjmë me një shtet që ka kry krime ndaj neve shqiptarëve e popujve të tjerë në Ballkan. 20 vjet pas luftës ende s’ kanë kërku falje për krimet që i kanë bërë. Vendimi për targat duhet të qëndrojë fort e s’duhet të ketë kthim mbrapa”, tha Jashari.

Ai madje tha se duhet të ketë edhe reciprocitet politik dhe ekonomik.

“Spektri politik duhet të jetë i kordonum mes veti, po ashtu edhe me spektrin diplomatik këtu në Kosovë. Duhet të ketë reciprocitet jo vetëm për targat, por duhet të ketë reciprocitet ekonomik dhe politik. Sepse është e padrejtë për neve si shtet ata me pas të drejtë gjithë ato  mallra me i fut tek ne Kosove ene mos me pas të drejtë te ata”, tha Jashari.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker