“Goditje” e rëndë për Smajl Latifin, pas kërkesës së Inspektoriatit detyrohet ta shkarkojë drejtorin e DKA-së, Avni Morinën

Drejtori për Arsim në komunën e Rahovecit, Avni Morina, është shkarkuar nga kjo pozitë prej kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në ditën e fundit të afatit ligjor të caktuar nga Inspektorati i Arsimit të Gjakovës.

Në dokumentin e publikuar në faqen e Vetëvendosjes në Rahovec që e ka konfirmuar këtë lajm, thuhet se Avni Morina akuzohet për shtatë shkelje.

Këto shkelje besohet se u raportuan nga mësimdhënësit e pakënaqur që e akuzuan drejtorin për politizim të arsimit.

Inspektorati i Arsimit në Gjakovë i dha afat kryetarit Smjal Latifi shtatë ditë për ta shkarkuar dhe në ditën e fundit ai e ndërmori këtë veprim.

Avni Morina kështu nuk do të mund të ushtrojë asnjë funksion derisa të shpallet i pafajshëm për shkeljet e tij të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kjo është një goditje e rëndë për Smajl Latifin i cili është akuzuar shpesh herë nga mësimdhënësit dhe profesionsitët e Rahovecit për veprimet e drejtorit të tij, për të mos marrë masa asnjëherë ndaj tij.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker