“Kamishi” paraqitet në zyret e Bekim Jasharit – A e braktisi bashkëpartiakun në Skenderaj?

Kjo pasi që “Kamishi” është parë në zyret e iniciatëvës së Bekim Jasharit për Skenderajn, shkruan Rahoveci INFO.

Në disa foto të publikuara nga Jashari, të një vizite që i ka bërë Rifat Jashari, aty shihet edhe Bekim Haxhiu.

“Faleminderit i dashur mixhë, të kam premtuar që ashtu siç jam betuar para varrit të babës Shaban, babushit Hamëzes, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes sime dhe varreve të dëshmorëve, do të vazhdoj të punoj deri në frymen e fundit, me transparencë dhe duar të pastra, në jetësim të idealit dhe amanetit të dëshmorëve, për një jetë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë:

Vazhdo kështu në shërbim të vendit e qytetarëve, do ta kesh çdo herë mbështetjen e familjes”, ishin fjalët që i përseriti mixha Rifat, gjatë vizitës që na bëri në zyrën e listës sonë të pavarur.

Faleminderit i dashur mixhë, të kam premtuar që ashtu siç jam betuar para varrit të babës Shaban, babushit Hamëzes, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes sime dhe varreve të dëshmorëve, do të vazhdoj të punoj deri në frymen e fundit, me transparencë dhe duar të pastra, në jetësim të idealit dhe amanetit të dëshmorëve, për një jetë më të mirë për të gjithë.

Vazhdojmë bashkë për ideal! /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker