Nervozohet Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri i retardum, ka probleme mendore

Thotë se përkrah vendimin e qeverisë së Albin Kurtit, por se kritikon planin për zbatim të këtij vendimi.

Për këtë Haradinaj fajëson zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, të cilin e ka quajtur të ‘retarduar’.

“Për shkak se qeverinë tonë e përfaqëson një Besnik Bislimi që është njeri i retardum. Ai ka probleme mendore, ai është një njeri me behane”, thotë Haradinaj në emisionin Pressing.

“Ai ka probleme, ai s’e di as kë e përfaqëson, ai njeri nuk e di se çka përfaqëson”, shtoi Haradinaj.

Ish-kryeministri thotë se veprimet e Bislimit tregojnë se ai nuk e di se çfarë pune ka.

“Ia shoh veprimet. Ja t’i jap tri veprime të tij për me të tregu se sa i retarduar është”, tha Haradinaj.

“U ulë krahë për krahë me atë që po ia bie tenkat.  A e patë në protokoll kur u ulë me nënshkru me Petkociç. Ky u ulë krahë për krahë me të, besom kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK’së. Po ku i ki arkivat. E treta, deklarata e tij në Komision për gazin. Thojke 1 liter gaz, menojke që po flet për gazin e llamave, Ky është i retarduar, s’e di se çka flet”, theksoi Haradinaj.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker