Tensionet në veri: Kryeministri maqedonas ka një apel për Kosovën e Serbinë

Sipas tij, një zgjidhje e qëndrueshme për situatën duhet të gjendet përmes dialogut, shkruan Rahoveci INFO.

“Ngjarjet që pamë në Kosovë janë të pakëndshme. Ngjarjet që po shohim midis dy vendeve janë të pakëndshme. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, madje edhe qytetarëve, të huajve apo kujtdo, që mos të dërgojnë mesazhe jo të mira”, tha Zaev në një konferencë për media.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore theksoi se “si admirues i dialogut dhe bisedimeve, duke krijuar miqësi”, ai mbetet një mbështetës i udhëheqësve të ulur në tryezë duke diskutuar zgjidhjet e mundshme.

“Shpresoj që i gjithë rajoni ynë të ulet në tryezë dhe të diskutojë të gjitha zgjidhjet e mundshme,” tha Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si ndikojnë ngjarjet në Kosovë dhe Serbi në nismën “Ballkani i Hapur”, Zaev tha se vendet e Ballkanit që aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të përdorin të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, si dhe bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker