Uran Ismaili: Do të krijojmë rripin e gjelbër, nga rrethi me flamur e deri në Gërmi

Ismaili ka treguar se dizajnimi i rripit të gjelbër, përfshinë mobilerinë urbane, ndriçimin, llojet e drunjve dhe të gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar një tërësi që shtrihet nga rrethi me flamur e deri në parkun e Gërmisë.

 Sipas tij, ky projekt do të përfundojë më së largu deri në dhjetor të vitit 2024.

 Lexoni fjalimin e tij të plotë:

 Të nderuar,

Faleminderit që keni ardhë në këtë konferencë sot.

Siç e dini tashmë, ndër kërkesat kryesore të qytetarëve të Prishtinës janë hapësirat e gjelbërta e të pastërta në qytet, të cilat sot mungojnë.

Gjatë krejt kësaj kohe, bujtjeve e diskutimeve të shumta me qytetarët, në secilën lagje të Prishtinës, kërkesa më e shpeshtë ka qenë krijimi i hapësirave të gjelbërta, krijimi i mundësive për ecje (për nënat, fëmijët, të moshuarit), fitnes, çiklizëm e lëvizje me trotinetë e mjete tjera të transportit që nuk përfshijnë automjetet.

Unë e kam përmendë një statistikë befasuese edhe në disa raste tjera – sot, vetëm 1% e banorëve të Prishtinës përdorin biçikletat për transport, por 50% e tyre shprehen të gatshëm me i përdorë ato – nëse kishin me pasë kushte e siguri.

Prandaj, sot jemi në parkun Adem Demaçi për me zbulu një komponentë të programit tim për Prishtinën e Gjelbër, të cilën ne e kemi quajtur “Rripi i Gjelbër”.

Çfarë do të bëjmë?
Ne parashohim krijimin e rripit të gjelbër të Prishtinës që ndërlidh lagjet me hapësirat e gjelbëra ekzistuese, si dhe me ato hapësira që do t’i krijojmë, e të cilat do të mirëmbahen me sistem efiçient të ujitjes.

Qysh do ta realizojmë këtë?

·      Dizajnimi i rripit të gjelbër, përfshirë mobilerinë urbane, ndriçimin, llojet e drunjve dhe të gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar një tërësi që shtrihet nga rrethi me flamur e deri në parkun e Gërmisë.

·      Natyrisht, kjo do të bëhet përmes investimeve infrastrukturore,

·      Ndërsa do të bëhet edhe lirimi i trotuareve të uzurpuara përgjatë linjës nëpër të cilën do të kalojë rripi i gjelbër,

·      Realizimi i sistemit efiçient të ujitjes

Deri kur do të përfundojë?

·      Krejt këto hapësira të gjelbra – aktuale dhe të reja – kanë me u ndërlidhë në Rripin e Gjelbër – i cili, po e përsëris nisë prej kësaj pjese dhe përfundon në Gërmi.

·      Rripi i Gjelbër ka me u përfundu në dhjetor 2024.

Këto janë disa prej projekteve tona konkrete që e mbështesin vizionin tonë për një Prishtinë të gjelbër – ku rritet cilësia e jetesës. Këto projekte janë të mendume specifikisht për qytetarët e Prishtinës, kërkesat dhe nevojat e tyre të përditshme. Ne po ju ofrojmë zgjidhje konkrete, të mendume, të matshme dhe të realizueshme.

Në këtë vizion dhe plan – Prishtina na Bashkon të gjithëve. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker