Delegacioni serb: Asnjë marrëveshje me Prishtinën ende nuk është arritur

Zëdhënësi i BE-sw, Peter Stano shkroi në Twitter se takimi midis kryenegociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, me ndërmjetësinë e të dërguarit special të BE për dialog Miroslav Lajçak, nuk ka përfunduar dhe se bisedimet po vazhdojnë.

“Negociatat po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës,” shkroi Stano në Twitter.

Më herët, kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi ka thënë se në Bruksel është arritur një marrëveshje.

Bislimi deklaroi se drafti përfundimtar është arritur dhe se pritet vetëm miratimi i Beogradit./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker