“Dialogu nuk ishte pjesë prioriteteve të Kurtit, po del e kundërta”

Për këtë, Gazmir Raci, ish-këshilltar i kryenegociatores, Edita Tahiri, ka thënë për Rahoveci INFO  se veriu nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut me Serbinë.

“Jo, veriu nuk është pjesë e dialogut dhe nuk ka qenë asnjeherë. Janë ndërhyrjet e Serbisë në pjesën veriore që duhen të angazhohen që të tërhiqet Serbia nga ajo pjesë. Strukturat paralele një pjesë e madhe janë hequr në të kaluarën, por ka ende ndikim faktik Serbia”, është shprehur ai.

Ai, ka theksuar se pjesëmarrja e kryeministrit Kurti i bie që ai tashmë dialogun e ka prioritet, pavarësisht se në fushtë kishte thënë të kundërtën.

“Po, ai ka vendos që të marrë pjesë në dialog dhe se këtë e ka pas dhe si premtim në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit në “Krejt dhe drejt”. Por, nuk ishte në mesin e prioriteteve kryesore, ndërsa tani po del që dialogu është njëra ndër tre top çështjet kryesore që i ka sot Kosova”, ka thënë ai.

Sipas Racit, Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut sepse e ka kusht edhe të pranuar ne Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, marrëveshje e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker