Gjermania ia ripërsërit kërkesën Kosovës e Serbisë pas tensioneve: Kthehuni menjëherë në dialog

Këtë mesazh ai e dha në një postim në Twitter pas takimit që pati me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, shkruan Rahoveci INFO.

Berger tha se është e rëndësishme që palët të rikthehen në dialog, dhe se progesi në këtë proces i bën mirë të dyja shteteve.

“Takova sot zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Dhe folëm për dialogun dhe marrëdhëniet e mira bilaterale. Është e rëndësishme që të dy palët të de-përshkallëzojnë situatën dhe të kthehen sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve. Progresi në dialog është në interes të të dyja palëve”, ka shkruajtur ai. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker