Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar “tregon” se kush i shkaktoi trazirat në veri

Klosi tha se barrikadat e vendosura duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë.

“Shërbimet inteligjente janë gjithmonë në territore të vështira. Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë kërkuar Mitrovicën e Veriut. Ne nuk do të jemi rehat derisa të plotësohen Asociacioni i Komunave Serbe”, është shprehur Klosi.

Ai ka thënë se barrikadat nga ana e serbeve duhet të tërhiqen.

“Barrikadat duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë. Por nëse nuk ia varim faktorit ndërkombëtar, pse duhet të ndërhyjnë?”, ka përfunduar ai.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker