Kërcënon sërish Vulin: Dhuna në Kosovë nuk kryhet pa përgjigje nga Serbia

Ai sot madje ua ka bërë një vizitë forcave të policisë serbe duke thënë se “”çdo anëtar i Ministrisë së Brendshme është i gatshëm të mbrojë serbët kudo që ata jetojnë, veçanërisht në provincën jugore serbe”, duke iu referuar Kosovës.

“Në Zonën e Sigurisë Tokësore, situata është e qetë dhe plotësisht nën kontroll. Në çdo pjesë të territorit tonë, rendi dhe ligji respektohen dhe ruhet prona dhe siguria personale e çdo qytetari të vendit tonë,”  tha ai.

Vulin theksoi edhe një herë se anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët janë në Zonën e Sigurisë Tokësore, si dhe pjesëtarët e Ushtrisë Serbe, janë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dhuna në zonën e Kosovës dhe Metohisë nuk është një opsion dhe dhuna kundër serbëve në zonën e provincës jugore serbe nuk mund të kryhet pa një përgjigje të përshtatshme nga shteti ynë”, kërcënoi Vulin. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker