Kurti: ​Serbia merr fonde nga BE-ja, por po militarizohet nga Rusia dhe Kina

Në një konferencë të përbashkët për medie me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kreu qeveritar tha se vendimi për reciprocitet për targa është një dakordësi e vjetër.

“Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE, por nuk demokratizohet dhe militarizohet nga Rusia dhe Kina”, tha ai.

Kurti tha se në takim me Ursula von der Leyen biseduan për projektet për planet ekonomike, ku janë identifikuar 100 projekte, të cilat krijojnë një bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker