Eurodeputetja gjermane përgëzon qeverinë Kurti për refuzimin e gazsjellësit amerikan

Ajo në një postim në Twitter ka thënë ky është një vendim miqësor ndaj mjedisit.

“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, shkruan Von Cramon.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot bëri të ditur se Kosova s’do të vazhdojë përpara me projektin për gazsjellësin, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, pasi “nevojiten më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker