Haradinaj pyet Kurtin pas refuzimit të gazit amerikan: A je takuar në Greqi me përfaqësuesit e “Gazprom”

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur kryeministrin Kurti se a është takuar në Greqi me ndonjërin prej përfaqësuesve të “Gazpromit” rus, dhe është kjo arsyeja për marrjen e një vendimi të tillë, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, vendimi në fjalë i qeverisë është një veprim i rrezikshëm dhe kundër interesave të Kosovës dhe SHBA-ve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker