LDK: Qeveria e Kosovës barazoi Njësinë Speciale Policore me barikaduesit e jashtëligjshëm

Në një komunikatë për media, LDK thotë se kundërshton fuqishëm barazimin e paprecedentë dhe me pasoja afatgjata që Qeveria e Kosovës i bëri forcave të sigurisë e ligjshmërisë me barrikadat e sponsorizuara nga Serbia.

“Qeveria e Kosovës, për herë të parë, barazoi Njësinë Speciale Policore me barikaduesit e jashtëligjshëm. I bëri pra palë; palë me të cilën për territorin e vet duhet të merret vesh me Serbinë. Në vend të shtrimit të sovranitetit e ligjshmërisë, sot, Qeveria e Kosovës, u tërhoq dhe dorëzoi këtë sovranitet te një palë e tretë. Për më tepër, këtë tërheqje e bëri në pajtim me Serbinë që nuk na njeh. Ky vend fqinj, Serbia pra, nga sot jep pëlqim ose jo mbi organizimin e ligjshëm të territorit të Kosovës. Pra pajtimi i Serbisë, se si rregullohet ligjshmëria në Kosovë, ku qëndrojnë Njësitë Policore e kur e në çfarë afati largohen ato, është prapakthim i rëndë. Mbi të gjitha, është precedent i rrezikshëm për të ardhmen; nga tani, sa herë që forcat e rendit shkojnë në veri për të vënë ligjshmëri, barrikadat ngrihen e Kosova duhet të negociojë me Serbinë për largimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja po ashtu kundërshton fuqishëm, legjitimitetin e tabelave të qyteteve të Kosovës të lëshuara në Serbi, duke thënë se vazhdimi i përdorimit të tyre është po ashtu prapakthim dhe se asnjë tiketë ngjitëse, asnjë masë tjetër, nuk mbulon, sië thuhet, gabimin e rëndë që Qeveria e Kosovës ka bërë sot.

“Marrëveshja e sotme është marrëveshja e vitit 2016, e quajtur dikur “marrëveshje e turpit” nga po këta që e riaktivizuan sot, por e degraduar, meqë rendin dhe ligjin në veri më nuk mund ta ushtrojnë institucionet e Republikës së Kosovës pa i lejuar Serbia”, thekson LDK-ja.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker