Reagon ish-kryeministri: KFOR-i nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se situata e re e krijuar, nuk guxon ta kthejë Kosovën prapa në procese që i ka tejkaluar, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, KFOR nuk mund të marrë kompetenca të institucioneve të shtetit dhe nuk mund ta zëvendësojë policinë.

“Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj.

Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker