Syla: Dilni tash rreni që “e keni çliru veriun tu e tërhek Republikën”

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se qeveria iku me “bishtin nën shalë e me tabelat në një dorë”, shkruan Rahoveci INFO.

Madje ai ia ka bërë edhe një përllogaritje fitimeve të Lajçakut për pjesën e mbetur si emisar për dialogun, duke thënë se i njëjti do t’i fitojë edhe 150 mijë euro.

“Bini, Bisla & Vucic e Rakic tendecë me ruajtë qeverinë në Beograd dhe Prishtinë tu i rrejtë cyber xhematin e facebookut se fituam dhe se stikersat ‘naljepnicat’ janë interes nacional”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Sylës në Facebook:

Bishti nër shalë… tabelat në një dorë, stikersat me erë banane në tjetrën.. këmbët e lehta, faqja bardhë. Dorëzim dhe nënçmim i shtetit para Serbisë

Të ftuarit e marrëveshjes në Bruksel:

Lajcak ka edhe 6 muaj punë. 25 mijë euro ne muaj. x6= 150 mije te buta…

Bini, Bisla & Vucic e Rakic tendecë me ruajtë qeverinë në Beograd dhe Prishtinë tu i rrejtë cyber xhematin e facebookut se fituam dhe se stikersat ‘naljepnicat’ janë interes nacional.

UNMIK gjeti arsye me vazhdu mi marrë rrogat poashtu, ku punojnë gjysa e shërbimeve intelegjente të miqve të Serbisë.

Të tjeret, ‘të trashtë e. Syles’ në katror.

Serbia i merr hekurudhat e autostradat Nish-Prishtinë, na i fitojmë naljepnicat mbi tabelat serbe.

Bravo Albin Kurti… tash dilni rreni që e keni çliru Veriun tu e tërhjek Republikën nga Veriu e tu e instalu Serbinë me Zajednicë. Klloshar. Palaqo. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!