Shpend Ahmeti tregon “rrezikun kryesor” të refuzimit të gazsjellësit amerikan nga Kosova

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se çështja e rrezikut të këtij vendimi është shtruar gabimisht, shkruan Rahoveci INFO.

Kjo sepse sipas tij, vendimi në fjalë ka ndikim edhe në sigurinë nacionale.

Ai thotë se dështimi i termocentralit të ri si dhe refuzimi i shtrirjes së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur nga energjia elektrike nga Serbia, dhe këtë të fundit e bën me fuqi të panevojshme në Kosovë.

“Projekti i gasit nuk ishte për blerjen e gasit por parashihte shtrirjen e infrastrukturës për gas në krejt Kosovën që të na jep mundësine të vendosim se a bljemë gas apo energji nga burimet tjera. Projekti përfshinte një grant 200 milion nga ShBA e 97 milion kredi nga BERZH”, thotë ai.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Debati i gasit është i shtruar gabimisht.

Nuk është çështja a je pro apo kundër Amerikës por çka bën ky vendim për Kosovën. Siguria energjetike është çështje e sigurisë nacionale.

Dështimi i termocentralit të ri dhe refuzimi i shtrirjës së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga energjia elektrike nga Serbia ose përmes Serbisë që e bën Serbinë me fuqi të panevojshme në Kosovë.

Pra kostoja është e nënvlerësuar sepse nuk përfshin rëndësinë e sigurisë.

P.S. Projekti i gasit nuk ishte për blerjen e gasit por parashihte shtrirjen e infrastrukturës për gas në krejt Kosovën që të na jep mundësine të vendosim se a bljemë gas apo energji nga burimet tjera. Projekti përfshinte një grant 200 milion nga ShBA e 97 milion kredi nga BERZH.

Kjo mundësi është humbur. Tash në qoftë se duam të bëmë të njejtem gjë do të jetë shume e shtrenjtë dhe goxha e vështirë me u lidh me TAP. Gasi kushton më lirë se qymyri, ka rezerva të mjaftueshme si dhe ka mesatarisht 50 përqind më pak emitime të gaseve se qymyri. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker